Eliza

Modeli i karrigeve Eliza siguron që ta keni prakticitetin dhe një prekje bukurie shtesë për shtëpinë tuaj.
Të punuara nga materiale premium, këto karrige janë dëshmi e cilësisë dhe stilit.

Viktoria

Të karakterizuara nga format e buta që mbështesin trupin gjatë qëndrimit, karriget për tryezari, Viktoria, ofrojnë komoditetin që i duhet cdokujt gjatë darkimit.

Alfa

Dizajni i karrigeve Alfa është unik, i punuar duke pasur parasysh mbështetjen dhe rehatinë maksimale.
Këmbët janë të punuara nga druri premium, të bashkuara me një pjesë horizontale druri në mes, ndërsa në pjesën e prapme shkojnë lart deri te pjesa ku mbështetet shpina, për të ofruar më shumë stabilitet.

Buna

Buna është shembulli i përsosur i karriegeve të ngrënies. Eshtë tërheqëse për syrin dhe është ergonomike, meqë pjesa anësore është e nxjerrë për mbështetje maksimale gjatë qëndrimit, meqë është edhe e punuar nga materiale të buta.
Këmbët nga druri përshtaten me sipërfaqe të llojeve të ndryshme, edhe ato të rrëshqitshme, duke siguruar stabilitet maksimal.

Hana

Modeli i karriges Hana është punuar me një kornizë unike që kombinon në mënyrë të përsosur dizajnin inovativ me komoditetin e pakrahasueshëm. Elementet elegante të dizajnit të këtij modeli krijojnë një pjesë tërheqëse për relaksim.
Këmbët e forta të punuara prej druri krijojnë një bazë stabiliteti, ndërsa materialet premium dhe shtresa e lëmuar prej lëkure me të cilën mbështillet zona e uljes sigurojnë një ndjenjë të pashoqe rehatie.

Natural

Frymëzuar nga ngjyrat e tokës, karrigia Natural fut ngrohtësi në çdo hapësirë ​​që vendoset.
Është e thjeshtë, moderne dhe elegante, dhe i jep përparësi komoditetit suprem nëpërmjet përdorimit të materialeve prej pelushi në zonën mbështetëse të trupit. Këndet e lakuara me hijeshi të pjesës mbështetëse rritin më tej rehatinë e qëndrueshmërinë.

Chair Ekspres

Këmbët e karrigeve Ekspres janë të punuara nga druri premium dhe përshtaten pa probleme me çdo sipërfaqe, ndërsa zona e sediljes është projektuar për të ofruar rehati superiore.

Rita

Karriget Rita janë ato që përshtaten lehtësisht me pothuajse çdo tryezari, qoftë ajo e punuar nga druri a qelqi.
Pjesa mbështetëse është punuar nga material i butë dhe i freskët, ndërsa këmbët janë punuar nga druri cilësor dhe qëndrojnë në mënyrë stabile në sipërfaqet ku vendosen, qofshin apo jo të lëmuara.

Helix

Me montimin e lehtë dhe sipërfaqen e lëmuar që pastrohet dhe mirëmbahet lehtë, kjo komodinë që ofron Muli Home është zgjidhja perfekte e ruajtjes për ata që vlerësojnë stilin dhe funksionalitetin në shtëpinë e tyre.

Eko-komodina

Një përzierje e përsosur e stilit dhe funksionalitetit. E bërë nga druri me cilësi të lartë, kjo komodinë përbëhet nga një kombinim i ngjyrave të bardha dhe kafe që do t’i shtojë një prekje hijeshie çdo dhome.